Puna Praktike

Puna praktike

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike edhe këtë vit, përmes programit për punë praktike,  u mundëson studentëve  nga diaspora ta bëjnë praktikën  në institucionet e Kosovës.

Qeveria e Kosovës mirëpret studentët dhe të diplomuarit, të cilët dëshirojnë të marrin përvojë praktike në institucionet e shtetit.

Kandidatët e interesuar do të sistemohen në institucionet e Republikës së Kosovës sipas marrëveshjes paraprake me to.

Kohëzgjatja e praktikës: nga dy (2) javë deri në gjashtë (6) muaj.

Kushtet që duhet të përmbushen për aplikim:

Të jenë studentë ose t’i kenë përfunduar studimet në njërin nga universitetet në vendet ku jetojnë;

Aftësi të mira komunikuese, me shkrim dhe me gojë;

Njohja e njërës nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës; njohja e gjuhës angleze e dëshiruar;

Të përzgjedhurit mund ta fillojnë praktikën gjatë tërë vitit kalendarik, sipas kërkesës së tyre.

Puna praktike është pa pagesë.

Kandidatët e interesuar duhet të bashkëngjitin në email:

një dokument identifikimi (të skanuar), letër motivimi, CV/rezyme, si dhe dëshminë nga universiteti që janë studentë ose i kanë përfunduar studimet.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Aplikacionet për kryerjen e praktikës mund t’i gjeni në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Kërkesa e plotësuar, së bashku me dokumentet përcjellëse, mund të dërgohet në adresën elektronike: praktika.med@rks-gov.net

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni:
Tel. +381 38 200 17 040 ose 200 17 035,  nga ora 8:00 deri 16:00.

E rëndësishme: Në kërkesën për praktikë duhet shënuar institucioni, në të cilin dëshironi ta kryeni praktikën. Për detaje rreth institucioneve të Kosovës ju lutemi vizitojeni:

www.rks-gov.net 

Shkarko Aplikacionin