Afaristët gjermanët të gatshëm t’i investojnë 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt

Afaristët gjermanët të gatshëm t’i investojnë 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt

13/10/2017
Zv. Kryeministri Dardan Gashi ka pritur në takim investitorë gjermanë, të dytët me radhë që interesohen të listohen si investitorë strategjikë në Republikën e Kosovës.

Zv. Kryeministri Dardan Gashi ka pritur në takim investitorë gjermanë, të dytët me radhë që interesohen të listohen si investitorë strategjikë në Republikën e Kosovës.

Kompania “Unitas Energy” është kompani gjermane për energji solare, e cila ka shprehur interesim t’i investojë rreth 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt.

“Investitorët nga shteti ynë mik, Gjermania, gjithmonë janë të mirëseardhur në Republikën tonë. Kosova ka nevojë për investime, sidomos në fushën e energjisë”,- ka thënë, me këtë rast, zv. kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike.

Nga ana tjetër, presidenti i kompanisë “Unitas Energy”, Mike Juraschek, ka theksuar se ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan, në këtë fushë.

“Me 27 megavat prodhim dhe rreth 30 milionë euro investim, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan, duke përfshirë  Greqinë dhe Turqinë”,- ka thënë Juraschek.

Pjesëmarrës në këtë takim, bashkë me zv. kryeministrin Gashi, ishte edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Elmi Reçica.