Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës

Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës

13/12/2017
Zv.ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga “Germin”. Në tryezën me temën: “Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës”, zv. Daci tha se zgjedhjet e fundit lokale kanë faktorizuar votën e Diasporës në Kosovë.

Zv.ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga “Germin”.

Në tryezën me temën: “Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës”, zv. Daci tha se zgjedhjet e fundit lokale kanë faktorizuar votën e Diasporës në Kosovë.

“Përpara së gjithash, të themi një të vërtetë të madhe. Ne, si ministri në krye me zv. kryeministrin Dardan Gashi, për ta çuar përpara një nismë të këtillë, i referohemi vullnetit politik të deputetëve të Parlamentit Kosovës. Nëse partitë politike dhe ato në opozitë do ta japin mbështetjen e tyre, atëherë Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike është e gatshme të ecë përpara”, ka thënë zv. Daci.

Me këtë rast, deputetët që përfaqësonin partitë politike në këtë tryezë, pozitë dhe opozitë,  kanë dhënë mbështetjen e tyre për t’i çuar përpara proceset me Diasporën.

Në kuadër të kësaj tryeze, organizuesit kanë publikuar edhe një raport preliminar për diasporën shqiptare në Gjermani rreth të drejtave të tyre politike dhe sociale.