Investitorët turq të interesuar të investojnë në Kosovë

Investitorët turq të interesuar të investojnë në Kosovë

07/02/2018
Zv.ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Tregtare Kosovare-Turke, z.Arben Fetahu.

Zv.ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Tregtare Kosovare-Turke, z.Arben Fetahu.

Z.Fetahu shprehu interesimin e investitorëve potencialë strategjikë turq për të investuar në Kosovë, përkatësisht në sektorin e minierave dhe në dikastere të tjera të industrisë. Ai theksoi se Oda Tregtare Kosovare-Turke është urë lidhëse mes investitorëve turq dhe Kosovës.

Në anën tjetër, zëvendësministri Daci e njoftoi kryetarin Fetahu për lehtësitë që po i bën Qeveria e Kosovës, e në këtë kuadër edhe MDIS-i për investitorët e mundshëm strategjikë.

Në këtë takim u bisedua edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve mike, si dhe për lehtësira të tjera në të bërit biznes.