Kryetari i bashkësisë së Klosit vizitoi MDIS-in

Kryetari i bashkësisë së Klosit vizitoi MDIS-in

08/02/2018
Në Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike sot ishin për vizitë përfaqësuesit e grupit folklorik “Petralba” nga bashkia e Klosit, rrethi i Matit në Shqipëri. Në mesin e tyre ishin Basir Çupa, kryetari i bashkisë së Klosit; Ikli Punavija, kryetar i grupit folklorik “Pertalba”; Hamdi Hysuka, kryetar i klubit letrar “Pjetër Budi” në Mat, dhe Fatmir Neli, gazetar i televizionit “Mat”.

Ata i priti zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Qerim Bajrami, me përfaqësues të tjerë të ministrisë.

Mysafirët nga Klosi e njoftuan zv.ministrin Qerimi për bashkinë e Klosit, për punën e grupit folklorik “Petralbës”, vlerat e folklorit që kultivon dhe trashëgiminë historike e kulturore që ka kjo trevë.

Ata  kërkuan që mundësisht të mbështeten projektet kulturore të këtij grupi, si dhe të  përfshihen në ndonjë aktivitet qoftë në Kosovë, qoftë në diasporë.

Në anën tjetër, zv.ministri Qerimi foli për misionin dhe qëllimin e Ministrisë në ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor. Ai, po ashtu, foli për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në fushën e kulturës, për marrëveshjet e përbashkëta për mësimin plotësues në diasporë e për aktivitete të tjera për diasporën.

Në fund të takimit, zv.ministri Qerimi  tha se bashkëpunimi nuk do të mungojë, ai do të jetë i dyanshëm.