7 Marsi - Dita e Mësuesit

7 Marsi - Dita e Mësuesit

07/03/2018
Sot, në këtë ditë të shënuar për ju, pas shumë dekadave punë e përkushtim për dhënien e dijes e dashurisë fëmijëve tanë, kemi edhe një rast t`ju themi faleminderit e t`ju tregojmë se puna juaj nuk do të harrohet asnjëherë.

Të dashur e të nderuar mësues të Diasporës,

Sot, në këtë ditë të shënuar për ju, pas shumë dekadave punë e përkushtim për dhënien e dijes e dashurisë fëmijëve tanë, kemi edhe një rast t`ju themi faleminderit e t`ju tregojmë se puna juaj nuk do të harrohet asnjëherë.

Ju, të nderuar mësues, që punoni e jetoni në Diasporë, jeni pjesë e rëndësishme jo vetëm e ruajtjes së identitetit gjuhësor, kulturor e kombëtar të fëmijëve tanë në mërgatë, por, përgjithësisht, e zhvillimit arsimor e kulturor të shqiptarëve në përgjithësi, si faktor shumë i rëndësishëm i krijimit të urave të bashkëpunimit me kombet e tjera. Është pikërisht meritë juaja që fëmijët tanë flasin gjuhën shqipe dhe kështu rriten e bëhen njerëz të zotë, yje të ndritura të kombit tonë. Një komb ngrihet midis kombeve të tjera përmes vlerave të tij. Kombi ynë nuk do t’i kishte këto vlera, nëse njerëzit e tij të shquar do ta braktisnin identitetin e vet.

 

Me respekt për punën e angazhimin tuaj, Ministria e Diasporës dhe e Zhvillimeve Strategjike  ju uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!