Zv. ministri Bekteshi në Suedi kërkon tërheqjen e investimeve në Kosovë

Zv. ministri Bekteshi në Suedi kërkon tërheqjen e investimeve në Kosovë

12/03/2018
Zv. ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, e ka vizituar Qendrën Kulturore në Malmo të Suedisë.Zv. ministri Bekteshi është takuar edhe me nënkryetarin e Komunës së Malmös, z. Sadat Arifi,

Zv. ministri I Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, e ka vizituar Qendrën Kulturore në Malmo të Suedisë.

Zv. ministri Bekteshi është takuar edhe me nënkryetarin e Komunës së Malmös, z. Sadat Arifi, i cili vjen nga trevat shqiptare. Gjithashtu, një takim tjetër me rëndësi ishte dhe me kryetarin e Rrjetit të Bizneseve në Suedi, z. Halim Hoti, në të cilin u diskutua për organizimin e duhur të Rrjetit të Biznesit në Suedi, që në të ardhmen e afërt të ketë investime konkrete në Kosovë.

Takimi përmbyllës ishte me konsullin e Republikës së Kosovës në Kopenhagë (Danimarkë), z. Artan Krasniqi.

Biseda me konsullin ishte në fokus të investimeve në Kosovë dhe krijimit të mundësive dhe kontakteve me investitorë, qofshin ata pjesëtarë të mërgatës sonë ose investitorë të huaj.

“U dakorduam që trinomi: Ministri e Diasporës - Qendrat Kulturore në Diasporë – përfaqësitë konsullore në shtetet përkatëse të jenë në nivelin e duhur dhe në koordinim të plotë, sa i përket trajtimit të duhur dhe të nevojshëm për bashkatdhetarët, veçanërisht në tërheqjen e investimeve në Kosovë”, ka thënë me këtë rast zv. ministri Bekteshi.