Mësues të mësimit shqip në Greqi, bashkë me nxënës, vizituan Ministrinë  e Diasporës

Mësues të mësimit shqip në Greqi, bashkë me nxënës, vizituan Ministrinë e Diasporës

13/04/2018
Sot Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e vizituan mësuesit dhe nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi.

Sot Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e vizituan mësuesit dhe nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi.

Ata i priti Shyhrete Gosalci, u.d. Sekretare e Përgjithshme, e cila, në emër zv.kryeministrit/ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike,  i përshëndeti, duke u uruar mirëseardhje.

Gosalci i përgëzoi mësuesit për punën dhe angazhimin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e mësimit shqip në Greqi. Ajo, ndër të tjera, i njoftoi mysafirët se në kuadër të Qeverisë po punohet që të bëhet institucionalizimi i shkollës shqipe në diasporë.

Ndërkaq, në  emër të mësuesve të mësimit plotësues në Greqi foli Iliaz Bobaj, i cili i falënderoi përfaqësuesit e Ministrisë për mikpritjen.

Ai e njoftoi Sekretaren Gosalci për punën vullnetare që bëjnë këta mësues për ta mbajtur gjallë shkollën shqipe, për ta ruajtur identitetin kombëtar dhe për sfidat, me të cilat përballen gjatë zhvillimit të mësimit.