Rishpallje për aplikim - Për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për vlerësimin e projektpropozimeve të OJQ-ve dhe për individë

Rishpallje për aplikim - Për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për vlerësimin e projektpropozimeve të OJQ-ve dhe për individë

03/05/2018
Rishpallje për aplikim - Për shprehje te interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për vlerësimin e projektpropozimeve të OJQ-ve dhe për individë

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, bazuar në Planin e Veprimit të Punës për vitin 2018, ka planifikuar që përmes thirrjeve publike të ofrojë mbështetje financiare për organizatat joqeveritare dhe për individë në fushat që ndërlidhen me ruajtjen e identitetit dhe fuqizimin e lidhjeve me diasporën dhe përfshirjen e saj në zhvillimin socio-ekonomik.

Bazuar në nenin 8, paragrafi 3.2, të Rregullores MF-nr-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, parashihet që pjesë e çdo komisioni vlerësues për vlerësimin e projektpropozimeve të OJQ-ve, të pranuara sipas thirrjeve publike, duhet të jenë dy ekspertë të jashtëm: një përfaqësues i OJQ-ve dhe një ekspert me përvojë relevante.

Për këtë qëllim, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i fton kandidatët e interesuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e regjistrit të ekspertëve të jashtëm, të cilët, sipas nevojës, do të caktohen në cilësinë e anëtarëve në komisionet vlerësuese për t'i vlerësuar projektpropozimet e dorëzuara nga OJQ-të për financimin përmes fondeve publike.

Të drejtë aplikimi kanë:

-Të punësuarit në organizatat joqeveritare aktive në Republikën e Kosovës;

-Ekspertë të pavarur, të cilët kanë një përvojë pune jo më pak se 5 vjet, që ndërlidhet me administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve  ose fusha të ngjashme.

Kandidatët duhet t'i plotësojnë këto kushte:

-Duhet të kenë t'i përfunduara së paku studimet e rregullta të nivelit Bachelor;

-Të kenë përvojë pune jo më pak se 5 vjet;

-Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;

-Të mos jenë të emëruar politikë, shërbyes civilë ose në pozita të ngjashme në administratën shtetërore.

Kandidatët e interesuar duhet t'i dorëzojnë këto dokumente:

-Një letër motivimi;

-Një Cv personale të përditësuar;

-Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;

-Të punësuarit në OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga udhëheqësi i OJQ-së, në të cilën aplikuesi është i punësuar.

Aplikimi mund të bëhet përmes e-mail: sabrie.grainca@rks-gov.net  jo më vonë se 10.05.2018. Po ashtu, aplikimin mund ta bëni duke dorëzuar një kopje fizike të dokumentacionit në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në Zyrën e Arkivit  nr .119,  rruga  “Zenel Salihu” 1 (ish-Gjykata Themelore), nr.10000, Prishtinë, Republika e Kosovës. Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do t'i vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara. Kandidatët që i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj thirrje publike, do të bëhen pjesë e listës së ekspertëve të jashtëm, të cilët do të ftohen sipas nevojës për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese sipas thirrjeve publike që do të bëhet nga secila zyrë në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike për vitin 2018.