Zv. kryeministrat Gashi dhe Limaj takojnë AKP-në: “T’i përcaktojmë asetet që janë investime strategjike”

Zv. kryeministrat Gashi dhe Limaj takojnë AKP-në: “T’i përcaktojmë asetet që janë investime strategjike”

11/05/2018
Në kryesimin e zv. kryeministrit, njëherësh ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në zyrat e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike është mbajtur takimi me zyrtarët e lartë të AKP-së, më të cilët u diskutuan një numër i çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me Ligjin për investime strategjike.

Në këtë takim koordinues, i realizuar për përcaktimin e aseteve që do të hyjnë brenda kornizës së investimeve strategjike, ishin të pranishëm zv. kryeministri Fatmir Limaj, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, dhe drejtori i AKP-së, Ekrem Hajdari.

“Jemi të interesuar që t’i përparojmë proceset, si Brezovica, Grandi dhe asete të tjera me interes të veçantë. Besoj që së bashku mund t’i shtyjmë përpara proceset me interes për vendin tonë”, tha zv. kryeministri Gashi në hapje të takimit.

Në fund të takimit, palët u dakorduan që të realizojnë edhe një takim, me ç’rast do të diskutoheshin projektet individuale dhe do të dilej edhe me rezultate konkrete.