Kanali i ri televiziv për Diasporën përfshihet në Ligjin e ri

Kanali i ri televiziv për Diasporën përfshihet në Ligjin e ri

15/05/2018
Diaspora shqiptare do të ketë një kanal televiziv të dedikuar në veçanti për bashkatdhetarët tanë. Kjo tashmë është pjesë e draftligjit të ri për diasporën. Një kanal i ri, i përbashkët me Republikën e Shqipërisë, përkatësisht mes Radio Televizionit të Kosovës dhe Radio Televizionit të Shqipërisë, do të hapet në kohën sa më të shpejtë që është e mundur. Në të do të prodhohen e transmetohen programe të dedikuara ekskluzivisht për diasporën tonë.

Zv. kryeministri / ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, këtë ua bëri me dije  përfaqësuesve të shoqatave dhe mediave të diasporës nga Gjermania dhe Danimarka, të cilët po takojnë institucionet e Kosovës për t’i njoftuar rreth projekteve, por, njëkohësisht, për t’i shprehur kërkesat e tyre konkrete, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi mes institucioneve dhe diasporës.

“Jemi të vetëdijshëm për nevojën që diaspora jonë ka për një kanal të veçantë. Tash për tash, në ligj është e specifikuar se Radio Televizioni i Kosovës duhet të rezervojë 6-9% të programit të vet për diasporën, mirëpo kjo është vështirë e matshme, andaj me ministrin Majko jemi dakorduar për hapjen e kanalit të përbashkët për diasporën, mes RTK-së dhe RTSH-së. Kjo iniciativë tashmë është pjesë e draftit të ligjit të ri për diasporën”, tha ministri Gashi.

Ministri Gashi, po ashtu, krahas kësaj iniciative, e informoi grupin e bashkatdhetarëve për punën që po bëhet në fuqizimin dhe themelimin e Qendrave të Përbashkëta Kulturore , e Republikën e Shqipërisë, qendrën e përbashkët të botimeve – që paraqet një ndihmë të madhe në përmirësimin e gjithanshëm të procesit të mësimit plotësues në diasporë, si dhe projekte të tjera me interes për bashkatdhetarët tanë.