Daci takohet me BQK-në dhe BKS-në

Daci takohet me BQK-në dhe BKS-në

21/05/2018
Zv.ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Arian Daci, u takua me përfaqësuesin e Bankës Qendrore të Kosovës, z.Fehmi Mehmeti, dhe me atë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, z.Blerim Pushkolli.

Zv.ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Arian Daci, u takua me përfaqësuesin e Bankës Qendrore të Kosovës, z.Fehmi Mehmeti, dhe me atë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, z.Blerim Pushkolli.

Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi mes këtyre institucioneve gjithnjë në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë.

U diskutua për remitencat nga diaspora që do mund të transformoheshin në investime, që do të mundësonin jo vetëm zhvillimin e ekonomisë, por edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Gjithashtu,  u fol për kartonin e Gjelbër që ka ngecur si pasojë e mosanëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sa për kartonin e gjelbër, zv.ministri  Daci theksoi se po punohet, natyrisht në bashkëpunim edhe me BQK-në E BSK-në, që edhe kjo pengesë të eliminohet dhe të gjendet një zgjidhje alternative , deri në pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Përpos  të tjerash, zv.ministri Daci potencoi pagesën e policës së sigurimit në mënyrë elektronike, që ua lehtëson dhe ua shkurton procedurat mërgimtarëve tanë. 

Takimi përfundoi me dakordimin e palëve që ta thellojnë edhe më tej bashkëpunimin e tyre.