Konkurs -  “Gazetari me shkrimin/ emisionin më të mirë  për diasporën”

Konkurs - “Gazetari me shkrimin/ emisionin më të mirë për diasporën”

22/05/2018
Duke u mbështetur në Rregulloren nr.2/2016 për ndarjen e çmimeve vjetore, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ndan çmimin vjetor për shkrimin / emisionin më të mirë për diasporën, çmim ky tashmë tradicional.

 

Duke u mbështetur në Rregulloren nr.2/2016 për ndarjen e çmimeve vjetore, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike  ndan çmimin vjetor për shkrimin / emisionin më të mirë për diasporën, çmim ky tashmë tradicional.

Ky  çmim ka për qëllim promovimin e iniciativave, aktiviteteve dhe vlerave të diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.   

Me këtë rast, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i fton  gazetarët e të gjitha trevave shqiptare që me shkrimet e tyre, reportazhe, emisione radiotelevizive, përkatësisht emisione në radio të konkurrojnë në konkursin  për çmimin  “Shkrimi/emisioni më i mirë për diasporën”.

Shkrimet, përkatësisht emisionet  duhet të kenë për temë çështje që lidhen me diasporën në fusha të ndryshme (arsim, kulturë, ekonomi, sociale).

 

Çmimet do të jepen në këto kategori:

Çmimi për reportazhin ose emisionin më të mirë  televiziv, përkatësisht në radio;

Çmimi për shkrimin/reportazhin më të mirë në mediet e shkruara/ portale;

Çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës.

 

I. Kushtet:

- Të jetë shkrim i botuar në periudhën gusht 2017 – qershor 2018 në mediet e shkruara (ose elektronike) – emision/reportazh/ televiziv ose radiodifuziv;

-  t'i jetë kushtuar aktivitetit të diasporës shqiptare;

-  të ketë vlera afirmative dhe mesazhe që i kontribuojnë fuqizimit të diasporës dhe rolit të saj në ndërtimin e shtetit të Kosovës; 

- të nxitë interesimin e diasporës për të investuar në Kosovë;

- Shkrimi të jetë i shkruar rrjedhshëm dhe pa gabime gjuhësore.

 

II. Përzgjedhjen e shkrimit më të mirë, përkatësisht emisionin më të mirë do ta bëjë një komision që do të përbëhet nga njerëz kompetentë të fushës së gazetarisë.

 

III. Të interesuarit mund të konkurrojnë në mënyrë fizike dhe në mënyrë elektronike.

Shkrimet  duhet të dërgohen  me  zarfe të mbyllura (Emisionet ose reportazhet televizive duhet të jenë në CD). Në zarf të shënohet titulli i konkursit, ndërsa brenda tij duhet të jenë të dhënat personale të autorit, media në të cilën është botuar shkrimi, një kopje e gazetës/portalit dhe data e botimit.

Shkrimet, përkatësisht  emisionet (CD) duhet të dërgohen në këtë adresë:

Ministria e Diasporës  dhe Investimeve Strategjike– Zyra e arkivit, rr.”Zenel Salihu”  (objekti i ish-Gjykatës Themelore), p.n., Prishtinë 10000, Republika e Kosovës,

ose nëpërmjet postës elektronike sabrie.grainca@rks-gov.net ose ministriaediasporës@rks-gov.net në format PDF,  i bashkëngjitet kopja origjinale e gazetës/revistës ku është publikuar (data, faqja dhe ballina), apo vebfaqja  origjinale e shkrimit të botuar në portalet “online”.

Konkursi do të jetë i hapur nga dita e publikimit deri më 30 qershor 2018.