Ministri Gashi: Arbëreshët e Italisë janë shembull se si ruhet tradita shqiptare

Ministri Gashi: Arbëreshët e Italisë janë shembull se si ruhet tradita shqiptare

25/05/2018
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi i shoqëruar nga homologu i tij shqiptar, Pandeli Majko, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka zhvilluar disa takime me komunitetin arbëresh të Italisë.

Gashi dhe Majko kanë propozuar idenë për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes arbëresheve të Italisë dhe dy qeverive shqiptare.
Kjo ide është mirëpritur nga arbëreshet, të cilët i kanë falënderuar të dyja qeveritë shqiptare që po i kthejnë sytë nga arbëreshët e Italisë.
Më tutje, ministri Gashi ka thënë se shqiptarët kudo në botë mburren me arbëreshët, të cilët, sipas tij, asnjëherë nuk hoqën dorë së kultivuari dhe promovuari traditën dhe kulturën shqiptare.
Gashi tha se kudo që është në botë me diasporën, vazhdimisht e merr shembullin e arbëresheve, të cilët janë model se si qindra vjet promovuan traditën shqiptare në rrethana aspak të lehta.
Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, së bashku me homologët e tij, do të vazhdoja vizitën në regjionin e Kalabrisë dhe të Sicilisë.