Gashi dhe Majko takojnë pesë kryetar komunash arbëreshe

Gashi dhe Majko takojnë pesë kryetar komunash arbëreshe

27/05/2018
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, dhe homologu i tij në Shqipëri, Pandeli Majko, gjatë ditës së sotme zhvilluan një bashkëbisedim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në komunën Piana degli Albanesi dhe me autoritetet lokale italiane.

Ministri Gashi, pasi i dhuroi flamurin e shtetëror të Kosovës, nënvizoi se në tetor Kosova dhe Shqipëria do të presin në Prishtinë kryetarët e komunave të arbëreshëve në Sicili dhe Kalabri, për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

 Ministri Gashi kërkoi  që edhe kultura arbëreshe të jetë e ruajtur si pasuri e UNESCO-s.

Ministri Majko u shpreh se, si ministri i parë i Diasporës në historinë e Shqipërisë, e konsideron një përparësi bashkëpunimin me arbëreshët. “Miq të huaj më pyesin si merreni vesh me arbëreshët. I them shqip”, tha ai
Kryetari i Bashkisë, Ing.  Rosario Petta u shpreh se komunitetet arbëreshe në këtë provincë, por edhe më gjerë janë të njohur për vlerat e tyre të spikatura, si edhe ruajtjen e traditave shqiptare. Ai i njoftoi ministrat se autoritetet vendore kanë përgatitur dy dokumente për Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, në të cilën parashtrojnë një program konkret bashkëpunimi midis autoriteteve rajonale me të dy qeveritë. Letra propozon krijimin e një agjencie arbëreshe për koordinimin e bashkëpunimit të komuniteteve arbëreshe dhe autorit.