Gashi e Majko në Sicili arrijnë marrëveshje konkrete për arbreshët

28/05/2018
Krerët e institucioneve më të larta të rajonit te Sicilisë dhe qytetit të Palermos kanë pritur në takime të ndara ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, dhe homologun e tij, Pandeli Majko.

Përpos pritjes protokollare, institucionet siciliane u zotuan se do t’i përmbushin kërkesat e parashtruara nga ministrat. Përfaqësuesit institucionalë u dakorduan që ta përkrahin institucionalizimin e gjuhës dhe të kulturës arbëreshe, organizimin e javës së kulturës arbëreshe dhe vizitën e kryetarit të Palermos në Prishtinë.