Zv.ministri Bekteshi në Treviso: Të ngrihet niveli i mësimit shqip

Zv.ministri Bekteshi në Treviso: Të ngrihet niveli i mësimit shqip

30/05/2018
Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, vizitoi Italinë, me ç’rast pati takime me autoritete të larta komunale, si kryetar komune, ish-president të Provincës së Trevisos, mësues dhe nxënës të mësimit shqip në Itali, biznesmenë e afaristë, shoqata të ndryshme shqiptare dhe grupe të ndryshme të këngëve dhe valleve shqipe.

Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, gjatë vizitës zyrtare në Itali, përkatësisht në rrethinën e Trevisos, u takua me  kryetarin e komunës së Quinto di Trevisos, z. Mauro dal Zilio, dhe me ish-presidentin e Provincës së Trevisos, z. Fulvio Pettena.

Në këto takime, ku është diskutuar për çështje të ndryshme në interes të komunitetit shqiptar,  zv. ministri Bekteshi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e ka falënderuar  kryetarin e Komunës për ndihmën e dhënë në të mirë të komunitetit shqiptar, si ofrimin e hapësirave falas nga autoritetet kishtare për vijimin e mësimit shqip, lehtësira rreth integrimit të shqiptarëve këtu, si dhe ofrimi i hapësirës dhe bashkëfinancimi i vendosjes së shtatores së Nënë Terezës, si një figurë dhe vlerë universale botërore. 

Po ashtu, zv.ministri Bekteshi ka vizituar një Impiant ekologjik për grumbullimin dhe riciklimin e mbeturinave dhe një fabrikë të pompave me piston "Luigi Catterin", në Quinto di Treviso. Kishte interesim që këto forma investimi të bëheshin edhe në Kosovë.

Z.Bekteshi pati takim me nxënës dhe mësues të mësimit plotësues shqip në rrethin e Trevisos, me rastin e përfundimit të vitit shkollor, me ç’rast u mbajt edhe një tubim madhështor, me një program të larmishëm kulturo-artistik. Në emër të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht në emër të zv.kryeministrit, njëherësh ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Dardan Gashi, para të pranishmëve zv.ministri Bekteshi është drejtuar me mesazhin e qartë për unifikim dhe ndërveprim ndërmjet vete, duke inkurajuar nxënësit, prindërit dhe mësuesit që ta ngrenë nivelin e mësimit shqip, ngase vetëm kështu ruhen gjuha, kultura, tradita dhe, para së gjithash, identiteti kombëtar.