U përkujtua heroina Xhevë Lladovci

U përkujtua heroina Xhevë Lladovci

01/06/2018
Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogadani” në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore për heroinën e kombit Xhevë Lladrovci, në përvjetorin e datëlindjes së saj.

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogadani” në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore për heroinën e kombit Xhevë Lladrovci, në përvjetorin e datëlindjes së saj.

Të pranishmit, familjarë, kryetarë komunash e të tjerë, që kishin ardhur ta nderonin figurën e luftëtares Xhevë Lladrovci, në emër të Ministrisë i përshëndeti zv.ministri Isni Kilaj.

“Xheva është njëra  nga figurat më emblematike të Lëvizjes Kombëtare për liri të të gjitha kohëve. Ajo s’kishte si të ishte ndryshe, sepse lindi e u rrit nga një familje e madhe patriotike. Kompletimin e figurës së Xhevës e plotësoi dhe e ngriti në piadestal njohja dhe martesa me të madhin e kombit tonë Fehmi Lladrovci.  Të dy dolën fitimtarë, sepse realizuan ëndrrën e tyre për të rrokur pushkën për liri dhe jetësimin e kësaj lirie”, tha ndër të tjera zv.ministri Kilaj.

Kumtesa për jetën dhe veprën e heroinës Xhevë Lladrovci lexuan profesor Agim Vinca dhe gjuhëtarja Shefkije Islamaj.

Për rolin dhe kontributin e saj për në luftën për liri foli edhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta, Nasim Haradinaj.

Akademia përkujtimore përfundoi me një pikë muzikore nga sopranoja Jeta Çitaku.