Zv.kryeministri GASHI priti përfaqësuesit e korporatës ndërkombëtare financiare (ICF)

Zv.kryeministri GASHI priti përfaqësuesit e korporatës ndërkombëtare financiare (ICF)

12/06/2018
Zv. kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, priti një delegacion të korporatës financiare ndërkombëtare (ICF), i cili përbëhej nga znj.Fuphan Chou, z.Tjomas Lubeck dhe z.Gaetan Tiberghien . Korporata është pjesë e grupit të Bankës Botërore, e fokusuar në investime.

Zv. kryeministri Gashi e informoi delegacionin për procesin e investimeve strategjike, sektorët strategjikë dhe, në veçanti, për  rëndësinë që ka ligji dhe qasjen e lehtë që u mundëson kompanive serioze ndërkombëtare për investim në Kosovë.

Po ashtu,  Gashi i siguroi të pranishmit se MDIS-i do të jetë afër investitorëve potencialë strategjikë për t’iu ndihmuar me të dhënat dhe informatat e duhura gjatë procesit të aplikimit për statusin e investitorit strategjik.

Ndër të tjera,  zv.kryeministri Gashi i siguroi të pranishmit se askush nuk mund t’i pengojë investitorët seriozë në Kosovë dhe se roli i ministrisë është t’i mbrojë dhe t’i ndihmojë ata në gjithë procesin.

Përfaqësuesit e korporatës financiare ndërkombëtare (ICF) shprehën interesim për procesin e investimeve strategjike, procedurat e shkurtuara, formën e aplikimit dhe, në veçanti, u interesuan për investimet në sektorin e energjisë dhe në atë të turizmit.