U hap panairi tradicional 2018

U hap panairi tradicional 2018

24/07/2018
Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, sot në Prishtinë u hap panairi tashmë tradicional, me punime dore, veshje kombëtare e ushqime tradicionale.

 

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, sot në Prishtinë u hap panairi  tashmë tradicional, me punime dore, veshje kombëtare e  ushqime tradicionale.

Hapjen e panairit e bënë zv.kryeministri, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, dhe zv.kryeministri tjetër i Qeverisë së Kosovë, Fatmir Limaj.

Ministri Gashi theksoi se ky panair është një ndër aktivitetet e shumta që Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar për bashkatdhetarët. Ai u shpreh se MDIS-i çdoherë do t’i mbështesë aktivitetet  e tilla si ky panair, përmes të cilit ruhet identiteti kombëtar dhe tradita shqiptare. 

Në këtë panair, me punimet e tyre po marrin pjesë më shumë se 70 prodhues e shoqata nga vendi e trevat e tjera shqiptare. Përmes këtij panairi, përmes punës së këtyre grave,  bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare.

Panairi do të qëndrojë i hapur nga dita e sotme deri më 27 korrik.

Në kuadër të këtij aktiviteti, më 25  korrik do të mbahet sofra tradicionale me rapsodë të folklorit.