Koncert festiv  për mërgatën

Koncert festiv për mërgatën

23/07/2018
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Komuna e Gjilanit organizuan në qytetin e Gjilanit një koncert festiv për mërgatën. Ky koncert u mbajt në kuadër të Ditëve të Diasporës.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe  Komuna e Gjilanit organizuan në qytetin e Gjilanit  një koncert festiv për mërgatën. Ky koncert u mbajt në kuadër të Ditëve të Diasporës.

Koncertin e hapi zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, i cili i përshëndeti të bashkatdhetarët me një fjalë rasti, duke u uruar mirëseardhje në atdhe.

Me këngë të mirëfillta shqipe dhe valle popullore, para të pranishmëve, u paraqitën ansambli “Shota”, këngëtarët e mirënjohur Riza Bytyçi, Ismet Bogujevci, grupi “Fisnikët” dhe Hekuran Krasniqi.