Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për ndarjen e çmimit ,,Mërgimtar i vitit’’ dhe çmimit “Post mortem”

Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për ndarjen e çmimit ,,Mërgimtar i vitit’’ dhe çmimit “Post mortem”

10/07/2018
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, bazuar në Ligjin nr. 05/L095, për Diasporën dhe Mërgatën, Rregulloren nr. 2/2016 për ndarjen e çmimeve vjetore, Planin e Veprimit të Punës për vitin 2018, bën ftesë-thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për ndarjen e çmimit “Mërgimtar i vitit” dhe çmimit “Post mortem”.

Bazuar në nenin 3, paragrafi 1, të Rregullores nr. 2/2016 për ndarjen e çmimeve vjetore nga Ministria e Diasporës, parashihet që pjesë e komisioni vlerësues për përgatitjen e propozimeve për ndarjen e çmimit ”Mërgimtar i vitit” dhe “Post mortem”, tre nga pesë anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë të jashtëm, nga radhët e përfaqësuesve  eminentë të fushës akademike, biznesit dhe të diasporës

Për këtë qëllim: Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i fton kandidatët e interesuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e komisionit  për përgatitjen e propozimeve për ndarjen e çmimit “Mërgimtar i vitit” dhe çmimit “Post mortem”.

Anëtarët e jashtëm (3) të komisionit për përgatitjen e propozimeve për ndarjen e çmimit “Mërgimtar i vitit”  dhe “Post mortem” do të kompensohen në shumën prej 150 eurosh për person.

Të drejtë aplikimi kanë:

-Ekspertë  eminentë të fushës akademike;

-Ekspertë eminentë të fushës së biznesit dhe

-Ekspertë eminentë nga fusha e diasporës.

 

Kandidatet e interesuar duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

-Një letër motivimi

-Një CV personale të përditësuar

-Dëshmi për shkollimin

-Dëshmi për përvojën e punës në fushën profesionale/sipas fushave të kërkuara.

Aplikimi mund të bëhet përmes e-mail: sabrie.grainca@rks-gov.net,  më voni më 17. 7.2018. Po ashtu, aplikimin mund ta bëni duke dorëzuar një kopje fizike të dokumentacionit në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në zyrën e arkivit, nr. 119,  rruga  “Zenel Salihu” (ish-Gjykata Themelore), nr.10000, Prishtinë, Republika e Kosovës. Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do t’i vlerësojë aplikacionet e pranuara dhe kandidatët, të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas kësaj thirrjeje publike, do të bëhen anëtarë të komisionit deri në përgatitjen e propozimeve për ndarjen e çmimit “Mërgimtar i vitit” dhe “Post mortem”.