Kompania italiane e interesuar të investojë në energji solare

Kompania italiane e interesuar të investojë në energji solare

19/07/2018
Zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura, me bashkëpunëtorë priti sot përfaqësuesin e kompanisë italiane “Atom energy - LUCA FERRACUTI POMPA “, Nazzareno Lucidi.

Zëvendësministri i i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura, me bashkëpunëtorë priti sot përfaqësuesin e kompanisë italiane “Atom energy  - LUCA FERRACUTI POMPA “, Nazzareno Lucidi.

Kjo kompani italiane, me seli në Londër, investon në sektorin e energjisë solare dhe në atë të mobileve. Temë e takimit ishin investimet në energjinë solare përmes investimeve strategjike.

Z. Lucidi shprehu interesimin e kompanisë së tij për të investuar në Kosovë, në energjinë solare. Ai tha se shpreson që bashkëpunimi me Kosovën do të jetë frytdhënës. Në këtë kontekst, ai u interesua edhe për kushtet dhe mënyrën e aplikimit.

Në anën tjetër, zëvendësministri Nura tha se Qeveria është në shërbim të investitorëve, sepse interesi është që të bëhen investime dhe të krijohen vende pune.