Zv. Kryeministri Gashi - liberalizimi i vizave për Kosovën, lajm i jashtëzakonshëm

Zv. Kryeministri Gashi - liberalizimi i vizave për Kosovën, lajm i jashtëzakonshëm

23/07/2018
Zv. Kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, që ishte në përbërjen e delegacionit kosovar që udhëtoi në Bruksel për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, e cilësoi këtë vendim të Komisionit Evropian si tejet të rëndësishëm për Kosovën.

Sipas tij me këtë, Kosovës i hapen dyert për integrimin e mëtutjeshëm në familjen evropiane.

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, po ashtu në takimin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë prezent në rolin e tij si zëvendës kryeministër dhe si zyrtar me përvojë të gjatë në procesin e dialogut, duke filluar si udhëheqës i delegacionit gjatë ‘Dialogut të drejtpërdrejtë’ me Beogradin gjatë viteve 2005-2006 si dhe anëtar i përhershëm i delegacionit ne bisedimet ne Vjene te cilat rezultuan me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.